Vendosja e Kufizimeve të Qëndrimit

Strategjia e dytë me të cilën do ju prezantojmë është vendosja e kufizimeve dhe kontrollit të qëndrimit. Kjo ndihmon në maksimizimin e potencialit të të ardhurave duke menaxhuar ditët e kulmit të kërkesës. Dy kufizimet kryesore të përdorura në industrinë e hotelerisë janë:

 

Qëndrimi minimal

Ky kufizim detyron klientin të bëjë një rezervimpër të paktën një numër të specifikuar netësh. Kjo ju lejon të zhvilloni një shpërhapje të barabartë të occupancy gjatë sezonit të lartë ose eventeve speciale. Gjithashtu ky kufizim mund të përdoret edhe për uljet. Për shembull, vizitorët që rrinë për një kohë më të gjatë përfitojnë ulje në krahasim me ata që qëndrojnë për një kohë më të shkurtër.

 

Mbyllje për mbërritjet

Ky kufizim ndalon mbërritjen e vizitorëve në një datë specifike. Kjo përdoret në dy raste:

• Për të ndaluar numrin e mbërritjeve në një ditë të caktuar për t’i ulur fluksin recepsionit.

• Së bashku me Qëndrimin minimal për të patur një numër rezervimesh të barabartë gjatë kulmit të kërkesave që janë më të gjata se një natë.

Në përgjithësi këto kufizime i lejojnë hotelet të filtrojnë klientët më pak fitimprurës gjatë sezonit të lartë, duke rritur të ardhurat. Është e rëndësishme të theksohet se këto kufizime duhet të përdoren vetëm kur rrjedha e shitjeve mendohet të jetë e mjaftueshme për të arritur numër të lartë rezervimesh pa humbur të ardhura.