Një nga strategjitë më të mira për menaxhimin e të ardhurave është vendosja dinamike e çmimit. Kjo është strategjia e përdorimit të çmimit në mënyrë fleksibël për një produkt ose shërbim duke u bazuar në kërkesën e tregut. Zakonisht përdoret një çmim më i lartë me rritjen e kërkesës. Fillimisht duhet të mendoni për 365 ditët e ardhshme, dhe krijoni një grafik me parashikimin për kërkesën që do të ketë hoteli juaj. Është e rëndësishme që të mendoni se ç’lloj kërkese do të ketë, sepse kjo do të reflektojë nivelet e ndryshme të të ardhurave potenciale.
Hapi i rradhës është të përdorni kërkesën e parashikuar për të rregulluar çmimin tuaj ditor. Koncepti bazë në këtë strategji është i thjeshtë. Një dhomë hoteli duhet të ketë një çmim bazuar në kërkesë dhe ofertë, pra çmimi juaj ekuilibër. Në përgjithësi, çmimet e dhomave duhet të rriten kur kërkesa e tejkalon ofertën (për të kapitalizuar normën mesatare ditore) dhe të ulet kur kërkesa është e ulët (për të rritur occupancy). Gjithsesi, qëllimi përfundimtar i një menaxheri të ardhurash duhet të jetë maksimizimi i fitimit dhe jo rritja e rezervimeve.
Disa menaxherë i ndryshojnë çmimet çdo ditë, madje edhe për disa orë. Kjo varet në bazë të mundësive që ofrohen. Thelbi është që vendimet mbi çmimet dhe parashikimet duhet të rishikohen rregullisht. Kërkesa ndryshon vazhdimisht dhe të njejtën gjë duhet të bëjnë edhe çmimet.
Gjithashtu, edhe vëmendja ndaj çmimeve të konkurrentëve mund të ndihmojë për të parashikuar më mirë dhe për të patur përparësi në vendosjen e çmimit tuaj.