Përveç strategjive kryesore që kemi përmendur, ekzistojnë edhe disa taktika të tjera për të rritur të ardhurat.
Marketingu është një disiplinë e veçantë dhe hotelet e mëdha apo kompanitë e menaxhimit të hoteleve normalisht kanë një pozicion të veçantë ose edhe një departament të tërë kushtuar strategjive të marketingut. Sidoqoftë, marketingu duhet të eci paralelisht me menaxhimin e të ardhurave, pasi koha, normat dhe disponueshmëria do të përcaktojnë se çfarë fushatash marketingu të drejtoni.
Është e rëndësishme të monitoroni dhe t’i përgjigjeni vlerësimeve të postuara në faqen tuaj të internetit, si dhe në llogaritë e mediave sociale.
Ky lloj menaxhimi ka edhe përfitime nga SEO. Shtimi i përmbajtjes origjinale në faqet e internetit, siç janë vlerësimet, është një mënyrë e mjaft e mirë për të tërhequr më shumë trafik në faqen tuaj të internetit.
Shitja e shërbimeve ekstra është një mënyrë efektive për rritjen e të ardhurave. Mund t’i ekspozoni këto shërbime në recepsionin e hotelit, në faqen e internetit, ose nëpërmjet marketingut në email. Punonjësit gjithashtu duhet të trajnohen për të dëgjuar klientët dhe për të bërë sugjerime për shërbimet ekstra të përshtatshme për ta.
Nëse monitoroni dhe analizoni ritmin e rezervimit të llojeve të ndryshme të dhomave gjatë sezoneve të ndryshme, ju mund të rrisni ose ulni ndryshimin në çmimet midis tyre për të maksimizuar të ardhurat. Analizoni prenotimet tuaja sipas llojit të dhomës përpara se të merrni vendime për diferencat.
Shumë hotele kanë edhe burime të tjera që krijojnë të ardhura, përveç dhomave. Nëse këto të ardhura ndihmëse janë të konsiderueshme, atëhere është e rëndësishme t’i menaxhoni ato për të maksimizuar përfitimin e përgjithshëm të hotelit. Për shembull, hotelierët mund të konsiderojnë ofrimin e parkimit falas ose ulje çmimi si një nxitje për të rezervuar një grup të madh.
Pra, siç mund ta shihni, ka një mori mënyrash se si hotelierët mund të rrisin të ardhurat e tyre duke implementuar strategji të ndryshme të menaxhimit të të ardhurave.