Vetëm një përqindje shumë e vogël e operatorëve turistik përdorin strategji për menaxhimin e të ardhurave. Kjo i pengon ata për të arritur potencialin e të ardhurave që mund të fitojnë nga biznesi i tyre. Megjithatë, ekziston një mënyrë relativisht e thjeshtë për të rritur të ardhurat e nivelit të lartë me 20%-30%. Ç’do të thotë të menaxhosh të ardhurat?
Me pak fjalë, menaxhimi i të ardhurave është përdorimi strategjik i të dhënave të performancës, të dhënave të tregut vendas, normat e konkurrencës dhe të dhënave të tjera analitike që ndihmojnë në parashikim e kërkesës nga klientët. Kështu, mund të optimizohet çmimi dhe shpërndarja në mënyrë që të maksimizohen të ardhurat dhe fitimet. Nëse strategjitë për menaxhimin e të ardhurave implementohen në mënyrën e duhur, atëhere rritja e të ardhurave është e garantuar.
Megjithatë, shumica mendojnë se një menaxhim i mirë i të ardhurave do të thotë të ndjekësh normat e konkurrentëve apo të arrish synimet për rezervimet. Sigurisht këto bëjnë pjësë në menaxhimin e të ardhurave, por nëse fokusoheni vetëm tek ato, biznesi juaj mund të demtohet. Strategjitë vendosen në bazë të specifikave të hotelit apo pronës tuaj, dinamikën e rezervimeve, kërkesën si dhe pritshmëritë rreth çmimeve.
Në mënyrë që të merren sa më shumë të ardhura, së pari menaxherët duhët të planifikojnë apo parashikojnë kërkesën në të ardhmen. Gjithashtu, të jenë fleksibël në mënyrë që të ndryshojnë strategji nëse duhet. Kjo ndihmon në shmangien e problemeve si për shembull të ketë shumë dhoma të pashitura, ose të shitjet të jenë të ulëta.
Kryesisht janë tre matje që ju ndihmojnë në këtë process. Matja e parë janë Rezervimet, e cila gjehet nëpërmjet pjesëtimit të numrit të dhomave të rezervuara me numrin total të dhomave të lira. Matja e dytë është Norma mesatare Ditore, e cila gjehet nëpërmjet pjesëtimit të të ardhurave nga dhomat me numrin e dhomave të shitura. Matja e tretë dhe më e mirë janë Të Ardhurat për Dhomat e Lira, e cila gjehet nëpërmjet shumëzimit të dy matjeve të sipërpërmendura ose nëpërmjet pjesëtimit të të ardhurave totale nga klientët me numrin total të dhomave të lira. Kjo matje vlen për të parë produktivitetin e hotelit dhe për të bërë krahasimin me kompetitorët.
Hotelet e mëdha zakonisht përdorin një menaxher të ardhurash për të trajtuar të gjitha këto strategji. Ata mbledhin dhe analizojnë të gjitha të dhënat e nevojshme për të marrë vendimet më të mira për çmimet dhe për të maksimizuar fitimet. Nga ana tjetër, hotelet e vogla, të pavarura nuk kanë buxhet për të mbajtur një menaxher të ardhurash me kohë të plotë. Një mënyrë më e eficente për të marrë kontrollin e menaxhimit të të ardhurave tuaja është teknologjia e menaxhimit të të ardhurave.
Këto mjete analizojnë të dhënat dhe automatikisht bëjnë ndryshime të çmimeve bazuar në rregulla të paracaktuara. Për shembull, mund të krijoni sinjalizime që ju lejojnë të gjurmoni luhatjet e çmimeve të konkurrencës suaj në treg. Në këtë mënyrë ju mund ta merrni parasysh atë informacion kur merrni vendime për menaxhimin e të ardhurave dhe mund të siguroheni që normat tuaja të mos jenë shumë të ulëta ose shumë të larta në krahasim me konkurrencën tuaj lokale. Një mjet i menaxhimit të të ardhurave gjithashtu do të gjurmojë të dhënat e industrisë në mënyrë që të qëndroni të azhornuar për ndryshimet e tregut lokal dhe të zbuloni mundësi të reja.
Tani që kemi bërë një përmbledhje se ç’do të thotë të menaxhosh të ardhurat për profesionistët e shërbimeve, ndiqni blogjet në vijim për të zbuluar cilat janë disa prej strategjive më të mira që mund të implementoni!